Zubin Potok, 02.06.2026
Nën organizimin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave / MPB , gjatë datave 1 dhe 2 Qershor është realizuar me sukses aktiviteti i trajnimit për kërkim-shpëtim, ku morën pjesë nxënës nga 18 shkolla të ndryshme të komunave të Mitrovicës, Fushë Kosovës dhe Shtimes.
Fëmijët pjesëmarrës u akomoduan në objektin e AME-së në Zubin Potok, ku patën mundësinë të pajisen me njohuri teorike dhe praktike mbi reagimin në raste të emergjencave dhe rëndësinë e kërkim-shpëtimit.
Në hapjen e këtij aktiviteti, për të parë nga afër dhe për rritur vetëdijen mbi sigurinë emergjente, morën pjesë krerët më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës: Kryeministri z.Albin Kurti, Ministri i Punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçla, Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së z.Genc Metaj, u.d. Drejtori i Përgjithshëm i AME-së z. Shefki Abdullahu, si keyetarët e komunave përkatëse dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës dhe AME-ja.
